Në Samsun, Turqi, të paktën 12 persona janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Përrenjtë dalin nga shtrati duke përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë, ndërsa automjete janë rrëmbyer nga rrjedha e ujit.
Autoritetet lokale raportojnë se 12 persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa shkollat janë mbyllur për shkak të situatës së rënduar.
Guvernatori Tavli deklaroi se katër lagje u përmbytën brenda 10 minutash pas reshjeve të së dielës në mbrëmje.





