Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka reaguar ndaj Asamblesë komunale të Zetës, në Mal të Zi, e cila miratoi deklaratë ku pretendojnë anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Kosovës.
Ai përmes një postimi në “X” u shpreh se nuk është befasuar nga ky vendim. ‘Deklarata e Komunës së Zetës një hap prapa në ndërtimin e një të ardhmeje evropiane.
Nuk jam i befasuar nga Deklarata e Kuvendit Komunal të Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës’, ka shkruar ai.
Ao tha se ky është një fenomen i përpjekjeve për të marrë pushtetin e të tjerëve dhe për të cenuar marrëdhëniet miqësore. ‘Pa hyrë në elementët kushtetues dhe ligjorë që nuk i japin një akti të tillë politik rëndësi detyruese, ky është ende një fenomen i përpjekjeve për të marrë pushtetin e të tjerëve dhe për të cenuar marrëdhëniet miqësore’. ‘Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, po dëshmojmë një përpjekje për të shpërbërë institucionet përmes devijimeve të pjesëve të sistemit, të gjitha për hir të strategjive specifike gjeopolitike.
Padyshim, dhe për fat të keq – një hap prapa në ndërtimin e një të ardhmeje evropiane’, ka shkruar Dukaj.
