Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka folur për edicionin e sivjetmë.
Ajo ka bërë lëvdata të mëdha për produksionin, ndonëse theksoi se kasti do të duhej të ishte në nivel të tyre.
Megjithatë, thekson se e ka ndjekur në aq sa ka pasur mundësi, për shkak të angazhimeve.
Ish-finalistja thotë se iu bë qejfi që sivjet ka fituar Selin Bollati. ‘E pashë.
Patjetër që e pashë.
E kam thënë është e pamundur t’i shpëtosh Big Brother-it.
E kam parë me aq sa kam pasur mundësi se edhe 24/7 është e pamundur, edhe për dikë që nuk ka angazhime’, tha ajo në Wake Up. ‘Pikat kryesore, ato që marrin viralitet në rrjete sociale, padyshim.
Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm, kemi para ca qudira këtë vit që nuk i kishim parë ndonjëherë, për këtë bën diferencën.
Për sa i përket kastit, mund të them, mund të ishte edhe më mirë.
Marrë parasysh produksionin gjigant’.
