Lumir Abdixhiku: Sporti dhe Futbolli si Investim në Rininë Tonë

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm përcolli stërvitjet e KF Prishtinës, klubit që përfaqëson pasionin, përkushtimin dhe ëndrrat e brezave të tërë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së tha se sporti e futbolli janë shumë më tepër se lojë. “Janë disiplinë, karakter, sakrificë e shpirt gare.

Janë vendi ku të rinjtë mësojnë të besojnë tek vetja, tek ekipi dhe tek qyteti që përfaqësojnë”, ka shkruar ai.


- Advertisement -

Megjithatë, sipas Abdixhikut, talenti i të rinjve të Kosovës nuk mjafton pa mbështetje reale. “Kosovës i duhen më shumë fusha sportive, stadiume funksionale, akademi moderne, kushte dinjitoze për stërvitje dhe më shumë përkrahje institucionale për klubet e sportistët tanë”. “Sporti e futbolli, janë investime në rininë tonë.

Investim në shëndet, edukim, disiplinë dhe krenari qytetare.

Kur një i ri hyn në fushë sportive, ai shndërrohet në aset.

Kur një klub mbështetet, një qytet merr frymë më ndryshe.

E kur sporti ngritet, ngrihet edhe vetë shoqëria jonë”, ka shkruar ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *