Policia e Kosovës përmbyll me sukses javën e kontrolleve rrugore për sigurinë e transportit

Policia e Kosovës ka thënë se ka përmbyllur me sukses javën e aktiviteteve operacionale në kuadër të rrjetit evropian të policive rrugore, ROADPOL, duke fokusuar kontrollet tek mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Në periudhën prej 4 deri më 10 maj 2026, njësitë e trafikut kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore të vendit me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave janë realizuar gjithsej 834 pika kontrolli të mjeteve, ku janë ndaluar dhe verifikuar 5,344 kamionë dhe autobusë. “Për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, tha Policia në njoftim. “Ky plan operacional ka pasur për fokus specifik kontrollin e rreptë të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, si kategori me rrezikshmëri të lartë në rastet e aksidenteve rrugore”, njoftoi Policia.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *