Të rinjtë kosovarë po i mbushin burgjet, duke tejkaluar numrin edhe të vendeve të rajonit.
Kjo dukur shqetësuese u diskutua sot me panelistët e ftuar në studion e Klan Kosovës.
Ajo se çka e bën edhe më problematike situatën është se të rinjtë po janë gjithnjë e më pasivë në aktivitetet e ndryshme.
E për shkaqet se pse të rinjtë nuk po kanë vullnet, sot ka folur sociologu Genc Xërxa.
Xërxa tha se shteti duhet t’i jap prioritet arsimimit dhe përgatitjes së të rinjve për ta parandaluar ikjen e tyre. ‘Institucionet pos që duhet ta aktivizojnë arsimimin e mirëfilltë që ta bëjnë garën apo faktikisht ta barazojnë të riun kosovar me të riun evropian në sektorin e punës apo të jetë i konkurrueshëm jo vetëm brenda por edhe jashtë, duhet përkrahje edukativo-arsimore, përkrahje nga familja edhe për tregun e punës,’ deklaroi ai.
Sipas tij, duhet të ndodh profilizimi i sektorit të arsimit, të plotësohen edhe sektorët deficitarë në mënyrë që të zvogëlohet papunësia e me këtë rast edhe krimi.





