Një ngjarje e rrallë ka ndodhur disa ditë më parë në Prishtinë.
Sipas policisë, një burrë dyshohet se makinën që e mori me qira e ka shitur në Serbi.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Raportohet se ‘Ankuesi mashkull kosovar me 12.05.2026 ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me datë 04.05.2026 nga ankuesi kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe sipas tij me të njëjtën veturë dyshohet se pasi është futur në territorin e Serbisë, të njëjtën e ka shitur atje në një auto servis.’ Prokurori është informuar lidhur me rastin dhe hetimet janë në proces.





