Stërvitja ushtarake e NATO-s fillon në Serbi me pjesëmarrjen e trupave nga disa shtete aleate

Një stërvitje e përbashkët ushtarake e organizuar nga NATO ka nisur sot në Borovac të Serbi, ku rreth 600 trupa nga disa shtete aleate dhe partnere do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme deri më 23 maj.

Sipas njoftimit të Komandës së NATO-s në Napoli, në këtë stërvitje marrin pjesë ushtarë nga Serbia, Itali, Rumani dhe Turqi, me synimin për të rritur ndërveprimin dhe bashkëpunimin në operacionet e përkrahjes së paqes. ‘Nga situatat e stërvitjes luftarake urbane deri te mbrojtja e bazave dhe taktikat mbrojtëse, këto përpjekje të përbashkëta përqendrohen në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit rajonal.

Së bashku, jemi të përkushtuar për një të nesërme më të sigurt dhe paqësore,’ thuhet në njoftimin e NATO-s transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Stërvitja përfshin simulime të ndryshme taktike dhe operacione mbrojtëse, të cilat synojnë forcimin e koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe avancimin e kapaciteteve të tyre në misionet ndërkombëtare të sigurisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *