Aplikimet për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, 59 mijë aplikime deri më tani

Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar për Klankosova.tv se që nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani janë mbi 59 mijë aplikime.

Nga këto, 49,493 janë aprovuar, 4,944 janë refuzuar dhe 4,957 janë në pritje për shqyrtim.


- Advertisement -

Shtetasit e Kosovës janë regjistruar për votim fizik, dërgim të pakos me fletëvotim në postë në Kosovë dhe jashtë vendit.

Gjermania, Zvicra, Franca dhe Suedia janë vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjermania ka 24,624 regjistrime, Zvicra 11,063, Franca 2,172, Suedia 2,058, Austri 1,508, Mbretëria e Bashkuar 1,337, Sh.B.A. 1,115 dhe Italia 1,046.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *