Një person është arrestuar sot në Skënderaj nga policia për dyshime se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.
Zyrtarët policorë kanë sekuestruar një armë pistoletë me gas dhe gjashtë fishekë nga i dyshuari gjatë intervenimit.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë arme.
Pas intervistimit, të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet vazhdojnë me aktvendim të prokurorit kompetent.





