Arintë shfaqen sërish në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren, shqetësim për banorët

Arintë janë paraqitur përsëri në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë tek banorët e zonës.

Një banor shihet duke tentuar të mbrohet me një mjet të fortë nga ariu i cili ishte afruar shumë pranë shtëpive, njofton Klankosova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që arinjtë zbresin pranë zonave të banuara.


- Advertisement -

Edhe të dielën, kafshët e egra u panë duke lëvizur afër shtëpive, duke ngritur alarmin për sigurinë e familjeve që jetojnë në atë pjesë.


- Advertisement -