Ana Kallaku flet për lidhjen e vëllait të saj: ‘Ejona është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë’

Pas konfirmimit të lidhjes së re të Bes Kallakut me Ejona, vëmendja është përqendruar edhe te reagimet e familjarëve të tij.

Një nga komentet që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë ai i motrës së aktorit, Ana Kallaku, e cila ka folur me shumë dashuri për partneren e re të vëllait.

E pyetur për raportin që ka me Ejona, Ana u shpreh: ‘Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë’.


- Advertisement -

Tutje teksa iu përgjigj një ndjekësi shtoi: ‘Paskam pritur 33 vite për të’.

Deklarata u komentua gjerësisht në rrjet, pasi shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh indirekt për ish-bashkëshorten e Besit, Xhensila Myrtezaj.

Duke qenë se Ana është 33 vjeçe, fraza u kuptua nga publiku si një mënyrë për të thënë se Ejona është personi që familja e ka pritur prej kohësh.


- Advertisement -