Pak njerëz kanë parë nga afër, dhe shumë më pak e kanë vizituar.
E shkatërruar nga NATO, por brenda saj ende fshihen tunelet sekrete.
Kjo ish-bazë raketore në malet e Moknës është një nga pikat më strategjike në Kosovë, ku shihet e gjithë Kosova si në pëllëmbë dore.
Ish-ushtari i UÇK-së, Nexhdet Ramaj, tregon se Drenica është bombarduar nga kjo bazë.
Baza u bombardua më 19 dhe 22 prill 1999 nga NATO dhe ka disa tunele të pajisura me dhoma qëndrimi dhe hapësira për ruajtjen e pajisjeve ushtarake.
Ndërsa, punëtorët janë ndërruar shpesh për të mos zbuluar se çfarë po ndërtohej në bazë.
Rrëfimin e plotë mund ta gjeni në linkun e artikullit.





