Lumir Abdixhiku falënderon Degën e Podujevës për unitetin në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shprehur falënderimet e tij për Dega e Podujevës për unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e shfaqur gjatë këtij momenti të rëndësishëm të bashkimit të LDK-së.

Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar rikthimin e Agim Veliut në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme më 7 Qershor, duke theksuar se ky vendim shpreh vullnetin e anëtarësisë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të bashkimit të madh.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *