Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shpjeguar arsyet përse Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate nuk janë pjesë e listës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka thënë se kryesia e PDK-së ka vendosur këtë, por mundësia për ndryshim ekziston për zgjedhjet e ardhshme. “E presim kontributin që do të japë për PDK-në, Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje.
Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza.





