Pasagjerët nga anija turistike e goditur nga një shpërthim i hantavirusit po evakuohen dhe po dërgohen në vendet e tyre për t’u izoluar dhe për të marrë trajtim mjekësor nëse është e nevojshme.
Zyrtarët thonë se rreziku i përhapjes së infeksionit tek publiku i gjerë mbetet i ulët.
Ekuipazhi dhe pasagjerët tani janë në vetëizolimin për më shumë se një muaj për të shmangur çdo përhapje të mundshme.
Tre prej tyre vdiqën në bord ndërsa katër të tjerë u evakuuan për trajtim mjekësor pasi rezultuan pozitiv me Hantavirus.
Dr.
Maria Van Kerkhove nga OBSH theksoi: “Ky nuk është Covid, ky nuk është grip, përhapet shumë, shumë ndryshe.” Hantavirusi nuk përhapet në botën e jashtme përmes kontaktit të përditshëm shoqëror.
Simptomat shfaqen midis dy dhe katër javëve pas ekspozimit ndaj virusit, por mund të ndodhin më shumë se një muaj më vonë.
Ekzistojnë teste të cilat konfirmojnë infektimin, por nuk ka trajtim specifik, megjithëse mbështetja e hershme mjekësore mund të përmirësojë gjendjen e personave të infektuar.
