Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky shënuan Ditën e Nënës me një darkë romantike në një restorant luksoz në New York, në një mbrëmje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e medieve dhe fansave.
Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq me një stil të guximshëm dhe tërheqës, duke kombinuar një kostum elegant të zi me të brendshme prej dantelle të zeza, që u vunë në pah nën veshjen e saj.
Ajo e kompletoi pamjen me syze të mëdha dhe një stil minimalist, por shumë elegant, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, ASAP Rocky zgjodhi një veshje të thjeshtë por moderne, me një bluzë ngjyrë bezhë prej kamoshi dhe syze dielli, duke ruajtur stilin karakteristik. Çifti, që kanë tre fëmijë së bashku, u pa duke shijuar një mbrëmje të qetë dhe intime, duke shënuar kështu Ditën e Nënës së parë për Rihannën si nënë e tre fëmijëve.
