Spitali i Korçës ka pezulluar nga detyra mjekun Nikolla Nunka, i cili u arrestua mëngjesin e të hënës pas akuzave për ngacmim seksual nga një paciente.
Në një deklaratë për mediat, spitali thotë se po bashkëpunon me organet ligj-zbatuese për ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.
Institucioni ka nisur verifikimet administrative të brendshme dhe do të ndjekë çdo procedurë në përputhje me legjislacionin.
Një 21-vjeçare ka bërë kallëzim për ngacmim seksual ndaj mjekut Nunka, i cili është arrestuar dhe ndodhet në hetim.
Pritet të vendoset nga prokuroria nëse do të jetë në paraburgim apo do të ndiqet në gjendje të lirë.





