Kampionët në fuqi, KB Trepça triumfuan në finalen e parë!
Mitrovicasit e mposhtën Bashkimin me rezultat 94-79 në një atmosferë spektakolare “Minatori”, ku nuk e lëshuan kontrollin deri në fund, duke treguar qartë se trofeu nuk dorëzohet lehtë.
Edhe ndeshja e dytë do të luhet po në këtë palestër, të mërkurën nga ora 19:30.
Klubi tashmë ka njoftuar se biletat mund të blihen online qysh nga sot.
Pas ballafaqimit në mes javë, seria bartet në Prizren me dy përballjet e radhës.
Në duelin e mbrëmshëm, te Trepça u dalluan Mustapha Amzil me 21 pikë e 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 pikë e 6 kërcime, ndërsa te Bashkimi më efikasi ishte Shannon Shorter me 27 pikë.
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit.
