Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan, ka humbur jetën pas një vetaksidenti në fshatin Lloqan.
Sipas policisë, Stojkaj humbi kontrollin mbi veturën dhe rëndi në një kanal në skaj të rrugës.
Ai u dërgua në Spitalin e Pejës, por, për fat të keq, ndërroi jetë aty.
Autoritetet kanë filluar hetimet për ngjarjen tragjike.





