Profesori nga Instituti ADGER, Abit Hoxha ka deklaruar se zgjedhja e presidentit pas zgjedhjeve të 7 qershorit mund të prodhojë një krizë të re politike në Kosovë.
Në emisionin “Info Magazine”, Hoxha tha se presidenti duhet të zgjidhet sërish përmes Kuvendit, gjë që sipas tij mund të sjellë vështirësi politike. ‘Unë po them se situata është se megjithatë zgjedhja e presidentit duhet të kalojë nëpër Kuvend përsëri dhe kjo ndoshta do të prodhojë edhe një krizë tjetër. Është pak ndoshta me prit rezultate të ndryshme, është pak e çuditshme me konturat dhe aranzhimet e njëjta në skenën politike në Kosovë’, tha ai.
Njëherësh, sot u mbajtën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u zyrtarizuan kandidaturat për zgjedhjet e para të këtij viti.
LVV-ja nominoi Albin Kurti për kryeministër, ndërsa LDK-ja Lumir Abdixhikun, ndërsa Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.
