Aleksandër Gjelaj lanson këngën e re ‘Oj nanë’ – Rritet interesimi nga publiku

Artisti shqiptar Aleksandër Gjelaj ka rikthyer vëmendjen e publikut me një projekt të ri muzikor, që mban titullin “Oj nanë”.

I njohur për zërin e tij unik dhe këngët që shpesh kthehen në hite të kënduara nga të gjithë, Gjelaj vjen këtë herë me një baladë me mesazh të fortë, e cila ka nisur të marrë menjëherë pëlqimin e publikut.

Kënga “Oj nanë”, e publikuar vetëm pak ditë më parë, ka shënuar interes të madh që në orët e para pas lansimit, duke u pritur mirë si nga fansat e artistit në vendlindje, ashtu edhe nga diaspora shqiptare – aty ku Aleksandër Gjelaj mbetet një prej emrave më të kërkuar në dasma, mbrëmje dhe evente familjare.


- Advertisement -

Projekti muzikor vjen si rezultat i një bashkëpunimi të kujdesshëm: melodia dhe teksti janë realizuar në bashkëpunim me Petrit Sefaj, ndërsa orkestrimi mban firmën e mjeshtrit Florent Boshnjaku, duke i dhënë këngës një tingull të pasur dhe emocional, të përshtatshëm për tematikën që trajton.


- Advertisement -