Festimi i Ditës së Evropës në Prishtinë: Koncerte dhe Panair në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Evropës.

Aktivitetet fillon nga ora 12:00 me hapjen e ekspozitës ‘Me art festojmë Evropën’ në Europe House në Prishtinë.

Nga ora 13:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ do të zhvillohen disa aktivitete njëkohësisht, përfshirë performancën e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve ‘Amadeus’, Këndin e BE-së për fëmijë si dhe panairin ‘Team Europe’.


- Advertisement -

Në ora 13:10 do të mbahen fjalët hyrëse, ndërsa 20 minuta më vonë do të nis koncerti i fëmijëve nga ‘Kori Okarina’.

Aktivitetet do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin për Ditën e Evropës që fillon nga ora 20:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku do të performojnë këngëtaret Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma.


- Advertisement -