Fabjola Elezaj eliminohet nga Ferma VIP 3 pas fyerjes ndaj prezantueses – lajmi i fundit

Fabjola Elezaj është eliminuar nga shtëpia e “Ferma VIP 3”, pas një televotimi javor të hapur enkas për të, ku publiku u pyet drejtpërdrejt nëse ajo duhet të vazhdojë apo jo qëndrimin në format.

Televotimi u hap pas spektaklit të së hënës, kur Fabjola përdori gjuhë të ulët dhe denigruese ndaj prezantueses gjatë transmetimit live, duke iu drejtuar Arbana Osmanit me fyerjen “k*qkë”.

Pas kësaj situate, produksioni vendosi që vendimi final për vazhdimin e saj në lojë t’i lihej publikut.


- Advertisement -

Në spektaklin e së premtes, prezantuesja e formatit, Arbana Osmani, bëri të ditur rezultatin, duke njoftuar se Fabjola nuk do të qëndrojë më në “Ferma VIP 3”.

Ajo theksoi se gjatë kësaj jave ka pasur një votim rekord, çka tregon interesin e madh të publikut për këtë ngjarje dhe për vendimin që duhej marrë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *