Në ditën e shtunë pritet mot i vranët me intervale të diellit në Kosovë.
Do të ketë vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh në zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të jenë 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 16–19°C.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1–11 m/s.
Në ditën e diel pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të jenë 6–9°C, ndërsa maksimalet mund të arrijnë nga 19 deri në 22°C.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për perimet dhe drithërat në fazat intensive të vegjetacionit.
