Rreshjet e mëdha të shiut që ranë në janar të këtij viti kanë sjellë telashe për banorët e Krushevës së Klinës.
Si pasoja e reshjeve, ishte shembur edhe rruga transit Klinë-Gurrakoc, konkretisht në këtë fshat.
Ndonëse banorët janë ankuar në redaksinë e Klankosova.tv që nga ajo kohë për gjendjen e rrugës, edhe sot një banor ka adresuar sërish problemin, duke thënë se situata mbetet e njëjtë dhe pa asnjë ndërhyrje.
Sipas tij, komuna tash e sa kohë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim lidhur me përmirësimin e gjendjes së kësaj rruge.





