Një punëtor është lënduar pasditen e sotme në një ndërtesë në Fushë-Kosovë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Prishtinës, konfirmon rastin: ‘Rreth orës 17:00, kemi marrë informacionin se një person ka rënë nga një lartësi në Fushë Kosovë gjatë punës.’ Personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia ka filluar hetimet lidhur me këtë ngjarje.





