Polemikë rreth tenderit 16 milionësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme për licenca të Microsoft-it

Tenderi 16 milionësh i Ministrisë së Punëve të Brendshme për licenca të Microsoft-it është përfshirë nga polemika, ankesa dhe dyshime serioze për mënyrën se si është zhvilluar i gjithë procesi.

MPB-ja ka rekomanduar për kontratë grupin e kompanive ‘Infosoft Sistem’ nga Shqipëria dhe ‘Infosoft Systems’ nga Kosova, me ofertë mbi 16.7 milionë euro, ndonëse në garë kishte edhe një ofertë më të lirë nga kompania ‘Komtrejd Distribucija DOOEL’ nga Maqedonia e Veriut.

Oferta tjetër u eliminua me arsyetimin se paraqet ‘rrezik potencial për sigurinë kombëtare dhe sigurinë kibernetike’.


- Advertisement -

Kompania nga Shkupi ka dërguar rastin në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke pretenduar se është eliminuar pa prova konkrete dhe me arsyetime të paqëndrueshme ligjore.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *