Taylor Swift angazhon ekipin ligjor për të mbrojtur markën e saj nga padia e artistes Maren Wade

Taylor Swift ka angazhuar ekipin e saj ligjor kundër artistes nga Las Vegasi, Maren Wade, e cila e paditi këngëtaren për shkelje të markës tregtare lidhur me albumin “The Life Of A Showgirl”.

Wade pretendon se ajo kishte përdorur prej vitesh konceptin “Confessions of a Showgirl” për projektet e saj artistike dhe mediatike.

Ajo kërkon dëmshpërblim dhe ndalimin e përdorimit të titullit nga Swift, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Avokatët e Swift e quajtën padinë “absurde” dhe “të pabazuar”, duke thënë se Wade po përpiqet të përfitojë nga fama e këngëtares për të promovuar markën e saj.

Sipas ekipit ligjor të Swift, Wade filloi të përdorte më shpesh emrin dhe përmbajtje të lidhura me albumin vetëm pasi ai u publikua.

Ata pretendojnë gjithashtu se ajo përdori muzikën dhe imazhin e Swift në rrjetet sociale pa leje.


- Advertisement -