Princi Harry thuhet se është ndjerë i trishtuar pasi pa fotografitë e publikuara për ditëlindjen e 11-të të princeshës Charlotte, sepse ato i kujtuan se fëmijët e tij, princi Archie dhe princesha Lilibet, nuk janë të afërt me familjen mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një mikut të Harryt, edhe pse Archie dhe Lili po e shijojnë jetën në Kaliforni, Harry e ndjen rëndë faktin që ata nuk po rriten pranë pjesës tjetër të familjes.
Ai mendon se fëmijët e tij po humbin rrjetin e gjerë familjar që e kanë kushërinjtë e tyre – George, Charlotte dhe Louis, fëmijët e princit William dhe Kate Middleton.
Harry dëshiron që Archie dhe Lilibet të kenë “arsimimin më të mirë të mundshëm” dhe të krijojnë miqësi të forta, ashtu siç ai vetë i ka ruajtur miqtë e ngushtë nga koha e shkollës në Ludgrove dhe Eton.
