Në një hap tjetër drejt bashkimit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ish-presidentja Vjosa Osmani po shkojnë drejt një bashkëpunimi të ngushtë.
LDK-ja do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të shtunën në orën 12:00, ku pritet të formalizohet bashkimi mes tyre.
Kjo marrëveshje do të përfshijë nominimin e kandidatit për kryeministër dhe president.
Ish-deputetja Jehona Lushaku-Sadriu ka vlerësuar këtë bashkëpunim si të shëndetshëm, duke sjellë detaje për të në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.





