Pesë të dyshuarit për dallaveret me prona nuk do të qëndrojnë prapa grilave.
Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, pasi që e refuzoi kërkesën për paraburgim të prokurorisë.
Kjo masë, do të zëvendësohet me detyrim të paraqitjes në stacionin policor.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj gjykate Marcel Lekaj.
Avokatja e Bashkim Shaqirit: I është bastisur shtëpia, tash po merret në pyetje.
Ky është zyrtari i Gjykatës që po dyshohet për rastin e manipulimit me prona.





