Rusia shënon Ditën e Fitores në Moskë me mysafirë nga të gjitha anët e botës

Më 9 maj, Rusia shënon atë që e quan ‘Ditën e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike’.

Për këtë ngjarje, në Moskë pritet të arrijnë mysafirë të ndryshëm, aleatë të Rusisë.

Në mesin e mysafirëve është edhe presidenti i Republika Sërpskas, Sinisha Karan, kryetari i Kuvendit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, si dhe lideri i partisë SNSD, Millorad Dodik.


- Advertisement -

Sipas zyrtarit presidencial, Yuri Ushakov, takimi ka të bëjë me forcimin e partneritetit strategjik.

Ndërkaq, të ftuar janë edhe liderë të shteteve aleate të Rusisë, si presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ai i territorit të shkëputur të Gjeorgjisë, Abkhazisë, Badra Gunba dhe bashkëshortja e tij, president i Laos, Thonglong Sisulit dhe lideri suprem i Malajzisë, Sultan Ibrahim.

Gjithashtu, pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Media ruse ‘Izvestia’, duke cituar zyrtarin presidencial Yuri Ushakov, tha se një sërë liderësh të huaj kanë shfaqur dëshirën që të jenë në Moskë më 9 maj.

Ai theksoi se personeli ushtarak dhe aeroplanët do të parakalojnë gjatë Paradës së Ditës së Fitores, ndërsa presidenti rus, Vlladimir Putin, do të mbajë një fjalim.

Ushakov shtoi se nuk ka plane për demonstrim të pajisjeve ushtarake këtë vit. ‘Dita e Fitores’ është festa më e rëndësishme në kalendarin rus, ngjarja kryesore për përpjekjet e Kremlinit për të madhëruar rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë Naziste.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *