Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka publikuar detaje në lidhje me rastin e foshnjës së gjetur në Emergjencën e tyre.
Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave.
Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, por, ndërkohë ka ndërruar jetë.
Autoritetet janë njoftuar dhe kanë filluar hetimet për këtë rast të trishtueshëm.





