Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mblidh drejtuesit politikë të PS për riorganizim dhe zgjedhjet vendore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në selinë rozë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

PS ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve në çdo njësi të saj organizative, të cilat drejtohen nga dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua.

Rama kërkon intensifikim të takimeve me bazën dhe elektoratin në të gjithë vendin për të siguruar numër më të lartë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.


- Advertisement -

PS pritet të zhvillojë zgjedhje edhe në disa shtete ku jeton numri më i madh i shqiptarëve në diasporë.

Përmes ngritjes së degëve të PS në diasporë, socialistët synojnë të forcojnë organizimin jashtë vendit dhe të rrisin mbështetjen nga vota e emigrantëve.

Reforma territoriale ka afat përfundimtar muajin korrik për të organizuar zgjedhjet vendore të 2027 në rast se arrihet dakordësi mes forcave politike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *