Një operacion kirurgjik i suksesshëm është kryer në Spitalin e Mitrovicës “Dr.
Sami Haxhibeqiri”.
Pacienti R.D., i lindur më 1957 nga Mitrovica, u trajtua për një tumor të madh.
Mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë, realizuan ndërhyrjen me sukses.
Operacioni ishte sfidues dhe u realizua me profesionalizëm nga specialistët e kirurgjisë dhe ekipi i anesteziologjisë.
Pas përfundimit të procedurës, pacienti u lëshua në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.





