Aktorja amerikane Hayden Panettiere ka zbuluar se është biseksuale, duke thënë se për herë të parë po e shpreh hapur këtë gjë para publikut.
Panettiere e bëri deklaratën në një intervistë për Us Weekly, në prag të publikimit të autobiografisë së saj “This Is Me: A Reckoning”, e cila pritet të dalë më 19 maj.
Aktorja tregoi se e ka ‘eksploruar’ këtë anë të vetes, por duke qenë se nuk e kishte ndarë me askënd, e kishte të vështirë të dorëzohej emocionalisht plotësisht.
Hayden Panettiere gjithashtu foli për periudha të vështira personale, duke prekur tema si varësitë, dhimbja pas humbjes së vëllait të saj dhe përvojat me marrëdhënie të dhunshme.





