Artistja e njohur, Tayna, ka ndarë më shumë detaje rreth përvojës së saj gjatë pushimeve njëmujore në Tanzani.
Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo shijoi natyrën, kulturën dhe stilin e jetesës vendase dhe krijoi lidhje të ngushta me njerëzit e atjeshëm.
Tayna u impresionua aq shumë nga mikpritja dhe energjia pozitive e komunitetit afrikan sa ndjeu shumë e mirëpritur dhe e frymëzuar.
Një moment i veçantë ishte kur ajo zbuloi një vajzë të veçantë dhe vendosi ta marrë si asistente personale.
Tayna tregoi në një intervistë se vajza tashmë ka mbërritur në Kosovë, pasi u përfundua dokumentacioni i nevojshëm për udhëtim dhe qëndrim.





