Në një ceremoni të organizuar në Presidencën e Kosovës janë betuar 17 gjyqtarë të rinj.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha në këtë ceremoni se vendimet duhet të bazohen në Kushtetutën e Kosovës. ‘Vendimet tuaja duhet të jenë të bazuara vetëm në Kushtetutë, në ligj dhe të mbështetura në prova.
E mandati fillestar shkon shumë shpejtë, prandaj punoni aq shumë sa me e meritu mandatin e përhershëm,’ deklaroi Haxhiu.
Nga ana tjetër, Arjeta Sadiku, ushtruese e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, theksoi se të jesh gjyqtar është një mission fisnik i cili kërkon integritet të lartë. ‘Sot është një ditë e shënuar jo vetëm për gjyqtarët e rinj, por edhe për sistemin tonë dhe institucionet.
Si ish-gjyqtare, si gjyqtar me një përvojë ndoshta të shkurtër po mundem me thënë, me qenë gjyqtar nuk do të thotë vetëm, nuk kupton vetëm profesionalizëm,’ u shpreh Sadiku.
