Ka mbetur vetëm një ditë për subjektet politike të njoftojnë pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe formimin e koalicioneve në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje nga 18 parti politike, mospjesëmarrjen nga 4 parti dhe formimin e një koalicioni nga 2 parti.
Në mesin e partive që njoftuan pjesëmarrjen janë Partia Socialdemokrate, Lista Srpska, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe të tjerë.
Ndërsa partitë që njoftuan mospjesëmarrjen janë Balli Kombëtar i Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra, dhe të tjera.





