Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shkuar për urime familjes Haradinaj në rastin e ditëlindjes së nanës Rukë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e quan nënën Rukë ‘nënën heroinë’ që lindi dhe rriti gjeneralë.
Ndër të tjera, Kadrijaj tha se nëna Rukë mbetet simbol i sakrificës, i qëndresës dhe i dashurisë së pashtershme. ‘Nga duart e saj dolën burra të fortë, me zemër të madhe për familjen dhe atdheun.
Zoti i dhëntë shëndet, jetë të gjatë dhe krenari të pafund për gjithçka që ka dhënë’, ka shkruar ish-deputetja.





