Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e merr me përgjegjësi të lartë.
Ai u shpreh i lumtur se pas një kohe, KPM-ja ka përbërje të plotë. ‘Faleminderit për besimin dhe përkrahjen kjo është një detyrë që e marr me përgjegjësi të lartë jam i lumtur që pas një kohe kemi përbërjen e plotë të KPM-së jam i lumtur për përfaqësimin shumë dinjitoz kemi tre komuniteteve dhe anëtar të profileve të ndryshme.
Për më shumë se një vit nuk ka pas komision asaj kemi shumë lëndë për të trajtuar,’ deklaroi ai.
Berisha i ftoi anëtarët që nëse ai nuk e bën punën e duhur që ta shkarkojnë. ‘Kemi sfida sepse rregullimi mediave është kompleks.
Populli ka nevojë për media të përgjegjshme duhet ta rrisim besueshmërinë.
Ka një përqindje të njerëzve që ndihen të kërcënuar nga përmbajtjet mediatike.
Në momentin që e shihni që nuk e bëj punën si duhet i keni votat më shkarkoni,’ theksoi Berisha.
