Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani”.
Ai ka treguar se deri në momentet e fundit para kandidimit të Glauk Konjufcës, kishte besuar se bëhej fjalë për një strategji politike të Albin Kurtit.
Sipas tij, kishte menduar se Kurti nuk do ta kandidonte Konjufcën dhe se mund të kërkonte mbështetje nga LDK-ja përmes nënshkrimeve.
Avdyli ka theksuar se një ose dy ditë para nominimit, ishte bërë e ditur se kandidat do të ishte Konjufca, së bashku me një kandidat tjetër formal.
Ai ka përshkruar edhe atmosferën në momentin e nominimit, duke thënë se shumë deputetë dukeshin të pakënaqur.
Ai ka treguar gjithashtu se kishte komunikime me disa deputetë që nuk ishin të informuar për zhvillimet dhe që shprehnin mbështetje për Osmanin.
Megjithatë, ai u shpreh i habitur që disa prej tyre më pas dolën publikisht me qëndrime kundër saj.
