Tragjedia në Durrës: Shoferi arrestohet pas aksidentit që mori jetën e dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur Shqipërinë ditën e diele.

Tre fëmijë u goditën nga një veturë në lagjen 15-të të Durrësit, ku dy prej tyre vdiqën e një tjetër mori lëndime të rënda.

Shoferi Nikoll Radaçi, u arrestua nga policia teksa sot doli para gjykatës ku iu caktua edhe masa e paraburgimit.


- Advertisement -

Lidhur me tragjedinë sot folën edhe djali i të dyshuarit.

Ai për Top Channel po ndihen të shkatërruar nga ky rast, derisa theksoi se babai i tij duhet ta marrë dënimin e merituar. “Në radhë të parë, duam t’u japim ngushëllime familjeve të viktimave!

Në emrin tim dhe të familjes sime, dua të kërkoj falje publike për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur.

Aksidenti i shkaktuar nga babai ynë ka marrë jetën e dy fëmijëve të pafajshëm dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që kjo ngjarje ka shkaktuar te familjet e tyre dhe te të gjithë ne si shoqëri.

Ngjarjen e morëm vesh nga media.

U shokuam, sepse bëhej fjalë për jetë njerëzish dhe, mbi të gjitha, për fëmijë të mitur.

I kemi ndjekur detajet dhe prononcimet në media.

Ato janë diçka për të cilat çdo njeri ka mendim të ndryshëm.

I kuptojmë njerëzit që janë kaq të irrituar, por kjo po ndikon shumë keq”. “Ne nuk po mbrojmë aktin, babai ynë do të marrë dënimin e merituar për këtë gabim që ka bërë.

Ju lutem na kuptoni, jemi të shkatërruar.

Me babin nuk kemi pasur kontakt tani që është arrestuar.

Po, është e vërtetë që jemi larguar nga shtëpia për arsye sigurie, sepse është një rast i rëndë dhe nuk ishte e sigurt jeta jonë që pas asaj tragjedie që ndodhi, ne të rrinim aty, pasi i kemi shumë afër njerëzit e viktimave”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv. “Mesazhi ynë për ta është: Nga zemra kërkojmë falje.

E dimë që asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen që po kalojnë, por ne ndajmë me ta këtë dhimbje.

Jemi njerëz dhe, mbi të gjitha, jemi fëmijë… dhe e kuptojmë sa e rëndë është kjo humbje.

Po, ka pasur raste që ai konsumonte alkool”, shtoi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *