KQZ-ja cakton numrin maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet e 2021-ës

KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka vendosur për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe ka caktuar numrin maksimal të votuesve për votim fizik.

Procesi i votimit do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, ndërsa numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen është 66,450.

Kufizimi vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërsa për votimin përmes postës numri i votuesve është i pakufizuar.


- Advertisement -

Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, aplikuesit do të udhëzohen për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *