Skandali më i madh në historinë e Met Gala-s lidhet me incidentin e famshëm në ashensor, që ndodhi më 5 maj 2014, gjatë ‘after-party’-t në hotelin The Standard në New York.
Atë natë, Beyonce, bashkëshorti i saj Jay-Z dhe motra e saj Solange Knowles hynë në ashensor, ku – sipas pamjeve të kamerave të sigurisë që më vonë u publikuan nga TMZ – Solange shihet duke iu vërsulur Jay-Z-së dhe duke e goditur, ndërsa truproja përpiqej ta ndalonte.
Beyonce qëndronte pranë, pa ndërhyrë.
Edhe pse më pas të tre dolën nga ndërtesa sikur të mos kishte ndodhur asgjë, publiku dhe rrjetet sociale ‘shpërthyen’ sapo pamjet u bënë virale.





