Nderimi i Luan Haradinajt në Qafë Mullar: Kujtimi i një heroje kombëtare

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë të heronjve e dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, në Qafë Mullar, nderuan kujtimin për Luan Haradinajn, në vendin e rënies para 29 vjetëve.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se njohësi më i mirë i kësaj pjese të atdheut, për furnizime dhe rrugës së çlirimtarëve u printe Luani i UÇK-së. “Vitet e ’60, përgatitën Pranverën e madhe të vitit 1981, e vitet ’80 i kalitën e farkuan luftëtarët çlirimtarë që i dalin zot atdheut.

Përndjekja, vrasja, burgosja e dhuna ndaj qytetarëve nga regjimi serb nuk ndalej.


- Advertisement -

Apartejdi në vitet ’90, ishte përshkrimi i situatës që përcillte shqiptarët, prandaj i ngjeshëm armët dhe filluam rrugën e çlirimit.

Me kërkesë të Adem Jasharit, njësiti është nisur dhe do ta përkrahte atë për fillimin e luftës çlirimtare”. “Kishte borë më 5 maj 1997 në Qafë Mullar, kur ramë në pritë.

Njësiti kishte dhjetë pjesëtarë, Feha, Xheva, Ilazi, Ramushi, Abedini, Selimi, Ganiu, Rafeti, unë dhe njohësi më i mirë i rrugëve të lirisë, Luani.

Nga ky njësit, pesë janë heronj të kombit, pesë jemi gjallë për të dëshmuar se liria kërkoi përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohim të pashoq.

Luani i UÇK-së është emblemë e lirisë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heroit të kombit Luan Haradinaj!”, thuhet në postimin e kreut të Drenasit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *