Hapet Misioni Konsullor i Kosovës në Teksas: Një Hap i Rëndësishëm për Bashkatdhetarët

Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.

Haxhiu tha se ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën në Amerikë. “Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç.

Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës”, ka shkruar ajo.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *