Rasti i lëndimit me armë në Prizren: I mituri 17-vjeçar plagoset, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në stacionin policor

Një i ri rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Prizrenit.

Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë në këmbë dhe pas trajtimit fillestar është duke marrë kujdes mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari po ashtu i mitur, 16 vjeç, së bashku me prindin e tij, është dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.


- Advertisement -

Gazetari dhe korrespondenti Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7”, ka bërë të ditur se dyshohet se rasti ka ndodhur pas një zënke të çastit.

Sipas tij, i dyshuari fillimisht i ka thënë viktimës “pse po më sheh shtrembër”, ndërsa më pas ka shtënë me armë duke e plagosur në këmbë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Detajet e plota ndiqni në vijim:


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *