Sot u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Në kuadër të aktiviteteve për ta shënuar këtë ditë, Asociacioni i Gazetarëve organizoi sot një tryezë diskutimi ku u fol për ndikimin që ka gazetaria në shëndetin mendor.
Kryetar i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha tha se përkundër rolit kyç të mediave në një shoqëri demokratike, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida serioze, përfshirë fushata të vazhdueshme për delegjitimimin e punës së tyre dhe gjuhë denigruese që cenon besimin e publikut.
Ai bëri thirrje për respektimin e lirisë së medias dhe për forcimin e mbrojtjes institucionale për gazetarët.
Në anën tjetër, Ardiana Thaçi Mehmeti ngriti shqetësimin për sulmet dhe linçimet që ndodhin përmes platformave online, përfshirë grupe si “Albkings” dhe platforma të tjera si Discord, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike të gazetarëve.
